Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Liri Belishovës. Meta shpreh nderim për të gjithë ata që ia bashkuan luftës antifashiste.


Nderim për atë dhe të gjithë të rejat që u frymëzuan me idealet e lirisë duke iu bashkuar me guxim e idealizëm Luftës antifashiste për çlirimin e vendit.


Ato lanë bankat e shkollave për të realizuar idealet e tyre, të cilat për fat të keq u prenë në mes dhe shumë prej tyre u bënë viktima të një persekutimi çnjerëzor të pabesueshëm duke përjetuar tragjedi personale dhe familjare, shprehet Meta në mesazhin e tij.


24 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)