Të gjitha familjet e Cosa Nostra-s i njihnin Riina-s karizmën dhe autoritetin. Super të kërkuarit Messina Denaro i mungon konsensusi unanim. Pse mafia e ka të vështirë të gjejë zëvëndësin e Riina-s.


Ishte një kapo-mafioz i moshuar dhe ambicioz, që rreth dhjetë vite më parë kishte vendosur të ishte ai bosi bosave: donte të rindërtonte komisionin për të bërë edhe gjëra të rënda, si p.sh të riniste luftën kundër shtetit.


Por Benedetto Capizzi, bosi Villagrazia, u ndalua, pasi siç zbuluan përgjimet, për të reformuar organizmin vendimmarrës duhej leja e shefit, Totò Riina-s.


Dhe bashkëshortja, Ninetta Bagarella, nuk i kishte dhënë të leje djalit të saj Salvuccio të bënte korrierin me babain e dënuar.


Shikonte larg, Ninetta. Corto, bashkëshorti (Riina) komandonte edhe nga superburgjet.


Mbretërimi i tij, kujton prokurori Sergio Lari, ishte një mbretërim që nuk qeveriste në terren, tipik i një sovrani, një figurë emblematike, karizmatike, që vitet e fundit edhe pse fuqi operative dhe efektive, cilësohej sërish si shefi absolut.


Nëse nuk vdesin që të dy,  thoshte në një përgjim pasardhësi i një familje mafioze, Santi Pullarà, në ditët e fundit të jetës të Bernardo Provenzanos, nuk do të shohim kurrë dritë.


Tani që vdiq edhe Totò Riina ka dritë, por problemi i madh është që mafia të ketë një shef, sepse, siç thotë prokurori i Palermos, Francesco Lo Voi  mafia ka gjithnjë nevojë për një shef.


Por tashmë organizata mafioze ka ndryshuar radikalisht, në mungesë të një lidershipi unik dhe operativ, nuk kuptohen rolet, kush bosët dhe kush ushtarët, pra me pak fjalë të çorganizuar, ata nuk kanë një figurë referuese.


Pikërisht ajo që ishte Riina: ai i evitonte individët të mbi ekspozoheshin, ndalonte urrejtjet dhe xhelozitë.


Tani flitet Matteo Messina Denaro si pasardhësin natyral. Por figura e të superkërkuarit të fundit i mitizuar në shumë nga mediat, nuk është i pranishëm fizikisht dhe nuk ka karizmin e duhur.


Përgjimet e fundit tregojnë diferencën e madhe mes provincës së tij Trapanese, ku ka gëzon një respekt të përzierë dhe indiferencës ndaj tij në Palermo, ku drejt bosit të Castelvetrano ka një lloj skepticizmi i manifestuar edhe nga Riina, në bisedat e përgjuara me mikun e tij Alberto Lorusso, në vitin 2013. Messina Denaro, nga ana tjetër arrin të mos kapet nga policia edhe për mos bërjen pis të duarve dhe duke mos patur kontakte. Riina shqetësohej duke pyetur se çbënte Messina Denaro për të mirën e përbashkët të mafias.


Riina ishte vërtet diktatori korleonez, por nuk vendoste i vetëm. I kalonte vendimet mes përballjesh dhe takimesh, kishte nevojë ti takonte të vetët.


Lari, sot prokuror i përgjithshëm, deri pak vitesh ishte shef i hetuesisë i Caltanissetta-a, ka qenë një ndër të paktët prokurorë që e ka marrë në pyetje Riinën burg.


Përshkrimi që jepnin bashkëpunëtorët e drejtësisë për të  tregon, ishte besnikëria; dhe mbi të gjitha të shikonte në duke të vëzhguar se çfarë mendon dhe ishte absolutisht e vërtetë ajo që pati thënë i penduari Nino Giuffrè, se gjatë samitit mafioz të dhjetorit 1991, ku Riina u komunikoi vendimin  për luftë ndaj shtetit. Kuptova pse askush në atë samit nuk kishte asgjë për të kundërshtuar: vetëm për mënyrën se si i shikonte të tjerë.


Askush nuk e ka karizmën e Riina-s në të gjithë territorin


Giovanni Grizzaffi, nipi i bosit që vdiq dje, i dalë nga burgu së fundmi mund të komandojë në Korleone, por jo në Palermo. Gregorio Di Giovanni, Tommaso Lo Presti, Alessandro DAmbrogio, Giulio Caporrimo, Cesare Carmelo Lupo, Antonino Sacco, Filippo Adelfio, Sandro Capizzi, emra të panjohur jashtë ishullit siçilian, janë lider lokalë.


Por edhe pse shefi mungon, biznesi është biznes.


Edhe pse nuk ka struktura komanduese komenton Lari mafia vazhdon të bëjë biznes, duke u marrë me trafikun e drogës dhe duke mos hequr dorë nga kontrolli i territorit. Fraza e Falcone-s, është një fenomen njerëzor që do te këtë fund është e vërtetë, por fundi nuk shikohet ende.


La Stampa/ Përgatiti American Eye