Dy ditë pas arrestimit, Gjykata e Dibrës ndersa i ka cilësuar të ligjshme tre arrestimet për vdekjen e minatorit ne Bulqize ka dhënë masën “detyrim parqitje” për ta. Tre punonjësit e firmës ku i ndjeri punonte Administratori i firmës, Ramazan Nesimi, përgjegjësi i ajrimit, Bardhyl Rama dhe tekniku Sabah Hoxha kanë marrës masën “detyrim paraqitje” nga gjykata.

 


Minatori Dilevar Koci, 53 vjec humbi jetën të hënën në thellësitë e tokës në galeritë e Bulqizës, pasi një masiv i madh dheu e ka zënë poshtë, duke e lënë atë të vdekur në vend, gjatë kohës që po punonte për nxjerrjen e kromit në minierë. Ngjarja e rëndë u shënua në minierën 41, rreth 600 metra nën tokë.



Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rënde, por dyshohet se mungesa e kushteve të sigurisë kanë shkaktuar tragjedinë e radhës në galeritë e Bulqizës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet paraprake. Vitet e fundit janë regjistuar shumë viktima në minierat e Bulqizës por edhe në Kalimash, në Tropojë etj.



Vitin e shkuar nje minator ka humbur jeten si pasoje e shperthimit te gazit ne minieren e Bulqizes, nderkohe 8 te tjere kane mbetur te plagosur. Po ashtu, disa të tjerë kanë vdekur, pasi i ka zënë masivi i dherave në galeritë e braktisura.