Të tjera rreth shkrimit VIDEO/Dosja në Prokurorinë e Tiranës
TIRANË - Vdekja e policit Selman Lena (foto) në krye të detyrës klasifikohet si aksident rrugor me pasojë vdekjen, duke sjellë ndryshim akuze për Edmir Kolecin, autorin e ngjarjes tragjike dhe për pasojë kalimin e dosjes nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në prokurorinë e Tiranës.
Burime nga krimet e rënda konfirmuan për A1Report se një akt-ekspertizë e bërë nga policia rrugore ka vërtetuar se mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe drejtimi i automjetit në gjendje të dehur nga Koleci kanë sjellë ngjarjen me pasoja tragjike, ku Selman Lena humbi jetën dhe kolegu i tij Preng Lleshi mbeti i plagosur në gjendje të rëndë në afërsi të kthesës së Kamzës në datën 4 maj 2013.
Menjëherë pas aksidentit Koleci u largua nga vendi i ngjarjes duke u arrestuar disa orë më pas në Durrës nga një operacion i policisë së drejtorisë së Tiranës.
Selman Lena u shpall Dëshmor i Atdheut" me motivacionin e humbjes së jetës në krye të detyrës.
Në këto rrethana pritet formulimi zyrtarisht nga Prokuroria e Tiranës e akuzës së re që do të ngrihet ndaj Kolecit. E vetmja gjë q^ dihet zyrtarisht është se Krimet e Rënda këtë dosje e kanë dërguar pranë prokurorisë së Tiranës, pasi rezultati i ekspertizës nga ekspertët rrugorë sjell moskompetencë të kësaj ngjarje për Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Pritet që i arrestuari për ngjarjen, Edmir Koleci të përballet me një akuzë të re.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)