Karlos AlbertoFutbolli në zi, në moshën 72 vjecare u shua në Rio de Janeiro si pasojë e një infarkti,  një prej emrave legjendarë të tij, Carlos Alberto, ish-kapiten i Brazilit të vitit 1970, që konsiderohet si një prej skuadrave më të bukura të të gjitha kohërave. Carls Alberto konsiderohej nga të gjithë si një prej lojtarëve të krahut më të mirë të të gjitha kohërave dhe goli i tij në finalen 4-1 me Italinë në Botërorin meksikan do të kujtohet gjatë si një prej realizimeve më madhështorë në historinë e lojës, përpara se vetë ai të ngrinte drejt qiellit Kupën Julet Rimet, të cilën në atë edicion Brazili arriti ta bënte përfundimisht të tijën duke qenë se fitonte për herë të 3-të titullin.


Një lojtar i jashtëzakonshëm, me një karrierë po kaq të jashtëzakonshme, gjatë së cilës veshi fanellat e Fluminenses, Santosit, Botafogos, Flamengos por dhe Neë York Cosmos, ku mbylli përfundimisht dhe karrierën duke luajtur përkrahë Pele-s por dhe Beckenbauer, që u bë njëri prej miqve të tij më të mirë. Carlos Alberto provoi gjithshtu me sukses dhe karrierën si trajner duke fituar titullin brazilian në vitin 1983 me Flamengon, ndërsa në 1993 me Botafogon fitoi Kupën e Comnebolit në Amerikën e Jugut, e ngjashme me Kupën Uefa në Europën e atyre viteve. Carlos Alberto është qenë pjesë e formacionit më të mirë të Fifa-s për shekullin e 20-të, ndërsa bën pjesë në listën e 100 lojtarëve më të mira të Fifas dhe emri i tij është përfshirë gjithashtu dhe në Hall of Fame të Futbollit brazilian.


26 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)