Legjenda e Boksit Jake LaMotta ka vdekur në moshën 95-vjeçare.


E bija e tij Christi ka postuar një lajmërim të shkurtër në Facebook: Jake LaMotta, 10 korrik 1922-19 shtator 2017 U prehsh në paqe babi.



Raportet e mediave amerikane tregojnë se ai ka vdekur në një azil për shkak të komplikimeve të pneumonisë.



LaMotta është një nga ikonat e boksit dhe ka qenë frymëzimi i filmit Raging Bull (Demi i tërbuar), ku aktori Robert De Niro luante rolin e tij LaMotta-s.



Kur Robert De Niro fitoi Oskarin për filmin Demi i tërbuar, në fjalimin e tij të pranimit të çmimit Dei falënderoi LaMotta.



I lindur e rritur në Bronx të New York, LaMotta ka qenë një nga boksierët më të fortë të brezit të tij dhe njihet për rrahjet e këqija që i bënte kundërshtarëve.


Por ai kishte edhe një nofull të hekurt dhe mund të duronte grushte për raunde të tërë.


Ai ka qenë kampion bote në peshën e mesme, dhe njihet për jetën problematike jashtë boksit.