elda-shabaniZvicër- Këngëtarja e njohur si ‘Madona’ shqiptare, Elda Shabani mësohet se ka ndërruar jetë.


Sipas informacioneve paraprake thuhet se këngëtarja ka gjetur vdekjen në një spital të Zvicrës.


Autoritet policore të të dyja vendeve kanë nisur hetimin për gjetjen e shkakut të vdekjes së Elda Shabanit.


Teksa paraprakisht dyshohet se ajo mund të ketë vdekur si pasojë e një infarkti.


Pista kryesore e hetimit të policisë është vendosur tek konsumimi nga ana e këngëtares e një sasie të konsiderueshme të barnave qetësuese, ndërsa priten përgjigjet e autopsisë.


Madonna shqiptare kishte vite që jetonte në Zvicër.