Ka vdekur në moshën 96-vjeçare Oskar Groening, ish-zyrtar SS, i njohur si financieri i Aushvicit. Në vitin 2015, Groening u dënua me 4 vjet burg për bashkëpunimin në vrasjen e 300,000 njerëzve në kampin e përqendrimit nazist. Në dhjetor, Gjykata Federale konsideroi ish-oficerin në gjendje të mbështeste dënimin, duke hedhur poshtë një ankesë të paraqitur për arsye shëndetësore nga avokatët e tij.


Groening kishte kërkuar falje, por kërkesa u refuzua më 17 janar. Gjatë gjykimit, ish-oficeri i paautorizuar i kishte kërkuar falje popullit hebre. “Duke u bazuar në mendimin e ekspertëve, gjykata superiore rajonale, beson se është në gjendje për mbajtjen e dënimit, pavarësisht moshës së tij të avancuar”, thuhej në vendimin e gjykatës, sipas të cilës, “masa paraprake të arsyeshme” mund të merren në çdo nevojë specifike lidhur me moshën. Vendimi u konfirmua në fund të dhjetorit nga Gjykata Kushtetuese, por Groening ishte ende në arrest shtëpie.


Një ish-ushtar i SS-ve, ai kishte detyrën për të sekuestruar dhe llogaritur paratë e marra të të internuarve, që më pas u vranë ose u përdorën në punë skllavëruese.


13 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)