Një nënë ka humbur jetën bashku me fëmijën që priste të sillte në jetë pranë Qëndrës Obsetrike Gjinekologjike në qytetin e Beratit. Gruaja ka humbur jetën gjate momentit te lindjes bashku me fëmijën që priste te sillte në jetë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00 të mbrëmjes së te premtes pranë Repartit të Maternitetit në Qëndrën Spitalore të qytetit të Beratit. Marie Bucka, 24 vjeç, nga Kuçova mësohet se ka nderruar jete në dhomën e lindjes pranë spitalit Obsetrik.

 


Gruaja nga Kuçova, mësohet se rreth orës 20:30 të mbrëmjes kishte mberritur në spital me dhimbjet e lindjes dhe menjëherë i është nënshtruar ndihmës shëndetësore, por nuk ka mundur të mbijetoje procesit te lindjes. Të alarmuar mjekët nuk kane mundur ta shpëtojnë gruan, e cila mësohet se ka pësuar një atak kardiak në procesin e lindjes.

 


Trupi i pajetë i saj është dërguar më pas morgut të spitalit ku janë duke u kryer hetimet mjeko- ligjore për të mësuar shkaqet e vdekjes. Pranë spitalit kanë mbërritur ekspertë të policisë dhe Prokurorisë së këtij rrethi, të cilët po hetojnë mbi shkaqet e vdekjes së gruas shtatëzanë.