Një tjetër person ka gjetur vdekjen këtë pasdite teksa lahej në det. Mësohet se viktima është 65-vjeçari Llambi Bica, i cili është mbytur në plazhin e vjetër në Vlorë.
Për vdekjen e 65-vjeçarit nga Korça, policia ka nisur hetimet pasi ende nuk dihet se cili është shkaku që çoi në mbytjen e tij.
Policia po heton nëse ka pësuar infarkt teksa lahej në det, raporton Shekull