Rokeri i muzikës “heavy metal” Ronnie James Dio, i cili kishte zëvendësuar Ozzy Osbourne në grupin Black Sabbath ka vdekur në moshën 67 vjeçe ka thënë gruaja dhe menaxheri i tij.



Dio vuante nga kanceri në stomak.



Para se ai ti bashkohej grupit Black Sabath ai ka kënduar për Rainbow – një grup i formuar nga Ritchie Blackmore pasi kishte lënë grupin Deep Purple – dhe mandej kishte kënduar në grupin Heaven & Hell, i cili mori emrin sipas Dio.



Gruaja e Dio, Wendy i ka kushtuar një homazh burrit të saj në ueb-faqe duke thënë: “Sot zemra e ime është thyer”.



Ajo ka thënë se burri i saj ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje.



“Jeton përgjithmonë”



“Shumë shokë dhe familjarë i kanë dhënë një lamtumirë të madhe përderisa ata kanë thënë se ai vdiq në paqe”.



“Ju lutem duhet të dini se ai ju ka dashur shumë dhe muzika e tij do të jetoj përgjithmonë”, shkruan në ueb-faqen e tij.



Ai ishte trajtuar me medikamente në spitalin e Houston të Teksasit.



Deklarata për vdekjen e tij ishte konfirmuar nga zëdhënësi i tij në Los Angeles, Maureen O’Connor, të cilën e kishte raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.



Dio kishte shpalosur verën e kaluar se ai vuante nga stomaku i kancerit pas një turneu që mbajti në SHBA.



Ai kishte lindur në familjen e Ronald James Padavona, një familje amerikano – italiane nga Portsmouth i New Hampshire.



Thuhet se ideja për të ndryshuar emrin e tij kishte ardhur nga gangsteri i quajtur Johnny Dio,



I cilësuar si njëri prej vokalistëve më zërin më të fuqishëm ai bëri famë në mes të viteve 1970 si lider i grupit Rainbow, para se të zëvendësoj Osbourne’in në grupin Black Sabbath në vitin 1980.



Me vonë, në këtë vit, ai lansoj albumin e tij të nëntë të quajtur “Heaven And Hell”, që konsiderohet si njëri prej albumeve më të mira të “Heavy Metal” i të gjitha kohërave.

Albume të tjera solo të Dios përfshin atë të Rainbow; “In The Dark”, “The Last In line” dhe Holy Diver”.