Kim Jong Il ka vdekur te shtunen nga nje sulm ne zemer. 69-vjecari Kim Jong Il ka ardhur ne pushtet ne kete vend komunist ne vitin 1994 pas vdekjes se babait te tij dhe themeluesit te shtetit koreanoverior Kim Il Sung.



Kim Jong Il kishte probleme shendetesore edhe me pare por ishte infarkti ne zemer ai qe te shtunen shenoi perfundimin e epokes se udheheqesit te dashur ne vendin e tij Korene e Veriut. Ne momentin e vdekjes Kim Jong Il ishte ne nje tren gjate udhetimit jashte kryeqyteit Penjan.



Agjencite shteterore te lajmeve menjehere bene te ditur se shkaku i vdekjes ishte mbingarkesa dhe rraskapitja fizike dhe shpirterore e presidentit ne angazhimet e tij per te miren e popullit. Ne fakt populli korean po vuan per nje kohe te gjate ne kushte diktature te imponuar nga udheheqesi. Kushtet ekonomike ne vend jane jashtezakonisht te renda. Shume shpesh jane importuar gjera ushqimore nga vendet e tjera pas leshimeve politike qe ai ka bere ne lidhje me politiken atomike.



Kim Jon Il jetonte ne kushte luksoze populli vuante Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Takimi me Putinin



Kim Jong Il nuk ishte aspak i prekur nga mangesia dhe varferia. Ai jetonte ne kushte luksoze sikur edhe i ati i tij Kim Jong Sung duke pire konjak nga Franca dhe duke shikuar video amerikane. Por edhe me pare kishte pasur probleme shendetesore. Ne vitin 2008 ai pati nje sulm tjeter qe e detyroi per muaj te tere te sherohet larg syve te opinionit.



Kim Jong Il ishte nje politikan kryesisht i terhequr dhe nuk fliste shume per veprat dhe planet e tij. Me petkat e njejta te kalterta dhe syze te zeza ai paraqitej ne opionion vetem ne koherat e festave te shtetit apo ne udhetime me tren - ne drejtim te Kines qe e mbeshteste politisht apo te Rusise.



Si pasardhes i tij i sigurt konsiderohet djali i trete dhe me i vogel Kim Jong Un i cili nje pjese te shkolles e ka kryer ne Zvicer. Babai i tij i ka kaluar ketij 30 vjecari detyra te rendesishme politike dhe ushtarake qe ne kohen sa ishte gjalle. Mendohet se per shkak te shkollimit te tij ai mund te sjelle nje fryme me demokratike ne vend dhe te ndikoje ne shtendosjen e raporteve me vendet e tjera.



Megjithate Koreja e Jugut dhe Japonia kane reaguar me kujdes shume te madh. Seuli ka urdheruar ngritjen e nivelit te gatishmerise se forcave ushtarake ndersa ne Tokio kabineti qeveritar eshte mbledhur ne nje seance krize per keshillime.



Autor Bahri Cani



Redaktoi Elert Ajazaj