Vdes në moshën 56 vjecare krijuesi dhe ish drejtuesi i kompanisë më të suksesshme në planet, Apple Inc.

Apple ka postuar këtë deklaratë në faqen e saj:

“Apple ka shumë gjeni vizionar dhe kreativ dhe bota ka shumë qenie njerëzore të mahnitshëm. Ata nga ne që kanë qenë aq me fat sa mund të kenë njohur dhe punuar me Steve kanë humbur një mik të shtrenjtë dhe një lider frymëzues.

Steve lë pas një kompani që vetëm ai mund të ndërtonte dhe shpirti i tij do të jetë themeli i Apple.

Nëse dëshironi të shkëmbeni mendimet, kujtimet dhe ngushëllimet tuaja ju lutem na shkruani në remeberingsteve@apple.com”.

Familja e Steve Jobs ka lëshuar këtë deklaratë:

“Steve vdiq në qetësi sot i rrethuar nga familja e tij. Në jetën e tij publike, Steve ishte i njohur si një vizionar; në jetën e tij private, ai i falte lumturi familjes së tij. Jemi mirënjohës ndaj të gjithë njerëzve që mbështetën Steve gjatë vitit të fundit të sëmundjes së tij; një faqe interneti do vihet në dispozicion për ata që dëshirojnë të japin ngushëllimet e tyre.

Jemi mirënjohës ndaj mirësjelljes dhe mbështetjes së atyre që ndajnë me ne dëshpërimin për humbjen e Steve. E dimë që shumë nga ju e ndajnë vuajtjen me ne dhe ju kërkojmë të respektonin privatësinë tonë në këto momente”.

Bill Gates, krijuesi i Microsoft, shprehu keqardhjen e tij: “Steve do më mungosh gjithmonë”

Historiku i shëndetit të Jobs:
Jobs arriti të mposht kancerin në vitin 2004 dhe iu nënshtrua një transplanti të mëlcisë në vitin 2009 pas një mungese për probleme shëndetësore të paspecifikuara. Ai u largua edhe një herë tjetër në janar – e treta që prej fillimit të problemeve shëndetësore – para se të jepte dorëheqjen nga drejtues i Apple gjashtë muaj më parë.

























(a.h/BalkanWeb)