mbikalimi 2Trafiku dhe radhët e gjata të mjeteve në kryqëzimin pranë shkollës së hoteleri-turizmit në kryeqytet shumë shpejt do të marrin fund.


Kjo, falë mbikalimit që po ndërtohet në këtë nyje si pjesë e projektit të Unazës së Madhe. Vepra që po ndërtohet është drejt fundit pasi tashmë është ngritur struktura kryesore e këtij mbikalimi dhe pritet vetëm betonimi i pjesës së sipërme dhe më pas asfaltimi.


Këtë fakt e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në Twitter, ku ai ka postuar edhe disa foto të gjendjes aktuale të punimeve të këtij mbikalimi, i cili sipas tij ka një rëndësi të madhe për transportin e mjeteve në kryeqytet.


Një nga veprat më të vështira, por dhe më jetike për transportin e Tiranës- mbikalimi të Qyteti i Nxënësve – drejt fundit, shkruan Veliaj.


15 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)