Të tjera rreth shkrimit VIDEO Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj ka zgjedhur takimin me organizatorët e "Ditës pa Makina" që u realizua të martën për të lançuar edhe objektivin për të kthyer qendrën e kryeqytetit si një zonë Pedonale. Ndërsa ka falënderuar dhe nderuar organizatorët e "Ditës pa Makina" Veliaj theksoi se kjo iniciativë të kthehet në një traditë të përmuajshme, për të zgjedhur një ditë të diel, të një prej muajve dhe të ndalohet qarkullimi i makinave në qendër dhe disa rrugë të tjera. Të përzgjedhim një ditë të diele çdo muaj, për ditën pa makina. Por kjo iniciativë të zbatohet edhe në ditët e festave, për 17 nëntor për çlirimin e Tiranës, por edhe për 28-29 nëntor." - tha Veliaj. Redaksia Online (Shqiptarja.com) 19 Ndiqni Shqiptarja.com në Facebook dhe në Twitter TAG: bashkia tirane dita pa makina erion veliaj