Në një kohë që shumica e qytetarëve të Tiranës mbrëmjen e sotme janë të përfshirë nga emocionet e ndeshjes Barcelona-Juventus, duke e ndjekur në familjet e tyre apo në lokal, punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës kanë vijuar punën për riparimin e semaforëve të dëmtuar për të rritur sigurinë. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryebashkiaku Veliaj u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë sinjalistikën.


Nuk janë tifozët e Barcelonës, janë kolegët tanë që vendosën semaforët e rinj te rr. Kavajës. Pavarësisht rezultatit sot, respekto sinjalistikën!Portokallia është “ngadalëso” dhe jo “jepi gaz se të kapi e kuqja”, shkruan Veliaj. 



Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter