Kreu i G99-es, Erion Veliaj ka komunikuar ne Qytetin Studenti me nje pjese te madhe te te rinjve, ne ambientet e dyqaneve dhe librarive si dhe u ul te hante me ta ne mensen publike.

Veliaj tha se, dy nga tre prioritetet absolute te G99 jane te lidhura me nevojat e studenteve.

“Nje nga kushtet e tjera ka qene edhe paketa e ushqimit mendor. Nese sot nuk je djali ose vajza i nje politikani te famshem nuk ke mundesi per sukses”, tha Veliaj.

Ndersa kandidati i Vlores per G99-en Genci Kodhejli ka deklaruar se, qeveria me miratimin e centralit elektrik ka “pushtuar” gadishullin e Karaburunit.