Protesta e opozitës një ditë para festimeve për Ditën e Verës të cilat u shtynë për shkak të kushteve klimatike nuk ka qenë lajm i mirë për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.


Në një reagim pas protestës, Veliaj shkruan në Twitter:- “Unë nuk e di si i mbani qytetet prej nga vini çdo muaj për ekskursion dhune, por Tirana jonë kurohet me shumë mund e nuk e pranon këtë lloj bullizmi primitiv”.


Veliaj shprehet i vendosur për pastrimin në kohë rekord të kryeqytetit, në mënyrë që nesër të jetë gati për festimet. “Do pastrohet e meremetohet në kohë rekord sot, që nesër të jetë gati për Ditën e Verës, e për gjithë qytetarët e vërtetë. Tirana nuk i përulet dhunës! Kurrë! Çdo gjë xixë për nesër”.