Veliaj dënon dhunën ndaj kryebashkiakut të Selanikut


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dënon aktin e dhunës ndaj kryebashkiakut të Selanikut, Z. Yiannis Boutaris.


Nëpërmjet nje mesazhi ne rrjetet sociale, kryebashkiakut Veliaj deklaron se nacionalistët nuk mund të imponohen nëpërmjet dhunës.


Kjo është një mizori. Kryetari i Bashkisë, Yiannis Boutaris është një forcë e mahnitshme e arsyes dhe modernizimit. Nacionalistët nuk mund të imponojnë rrugën e tyre në shoqëritë tona përmes dhunës. Solidaritet me qytetarët e Selanikut dhe kryetarin e tyre të mrekullueshëm të bashkisë, shkruan kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një mesazh në twitter.





20 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)