veliajNdërkohë që Partia Socialiste po shkon drejt konfirmimit të emrit të Erion Veliajt si kandidat për Bashkinë e Tiranës, PD akoma nuk ka vendosur.

Në Tiranë, më të përfolurit ditët e fundit janë Halim Kosova, Besnik Aliaj dhe Gerti Bogdani.

Ndërkohë Arben Tafaj, një prej figurave me te njohura te se djathtës, i cili qe prej vitit 2003 drejton bastionin e PD në Tirane, njësinë 8, do të kandidojë për Bashkinë e kryeqytetit. Mësohet se Tafaj po mbledh firmat per t'u paraqitur si kandidat ne zgjedhjet e 21 Qershorit; duke shënuar kështu rastin e dytë pas Gjergj Bojaxhiut që një politikan i PD del më vete në garën për Tiranën.