Bashkia Tiranë ka rihapur nismën Dhuro një pemë, 2017 duke nxitur qytetarët që të kontribuojnë për gjelbërimin e qytetit. Kushdo mund të dhurojë një pemë dhe ta mbjellë atë në kujtim të një momenti të veçantë në jetën e tij.


Sigurisht që mundemi, ne i duam donatorët e pemëve. Ju mund të zgjidhni llojin e pemëve dhe vendndodhjen për mbjellje, shkruan Veliaj në postimin e tij në twitter.


Në dispozicion të të interesuarve ofrohet informacion mbi llojin e pemës dhe moshën e saj sipas standardeve të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.


Për dhurimin e një peme informacioni për dhuruesin do pasqyrohet dhe promovohet në inventarët online të APR Bashkia Tiranë. Për rastet e dhurimit në sasi të mëdha, subjekti/individi dhurues do të përfitojë edhe emërtim/pllakatë në parcelën përkatëse. Ndërkohë, dhuruesit do të ndihmohen gjatë procesit të mbjelljes nga APR.


21 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)