Erjon Veliaj


Sekretari për Emigracionin, Erion Veliaj, reagoi dje ndaj deklaratës së bërë nga deputeti Erjon Braçe për të dhënat e remitancave të emigrantëve. Ka pasur reagim nga një deputet. Nëse shifra zyrtare është 1 miliard nga dërgesat zyrtare, kjo është një shifër informale, e cila mund të jetë edhe më e madhe. Ka një numër të madh emigrantësh që para se të niset me autobus për Greqi, u lënë para kesh familjarëve në Shqipëri. Besoj se në një ekip punohet për të lartësuar shokët, e jo për tu marrë me gjëra të parëndësishme. Unë kam zgjedhur në këtë ekip ti lartësoj shokët që bëjnë një avokati të shkëlqyer në Kuvend, sepse në këtë mënyrë shkohet në zgjedhje, tha ai.