Plazhi me i madh ne veri te Shqiperise, Velipoja dhe kete sezon turistik nuk ofron asnje element sigurie.

Aty prej kohesh nuk ka asnje roje bregdetare. Gjate ketij sezoni turistik ne plazhin e Velipojes kane humbur jeten si pasoje e mbytjes ne det tre persona.

Dy vite me pare ne kete plazh kane qene te vendosur disa pika vrojtimi ne te cilen qendronin gjate gjithe dites rojet bregdetare duke lajmeruar  pushuesit  sa here deti ishte i rrezishme nga dallget apo kur ishte  koha e baticave detare.

Por keto gabina vrojtimi te ndertuara prej element hekuri jane vjedhur per t'u shitur me pas per skrap.Drejtues te komunes Velipoje pranojne qe mungesa e pikave te vrojtimit eshte nje problem shqetesues per pushuesit.

Plazhi i Velipojes frekuentohet nga rreth 200 mije pushues cdo dite kryesisht nga veriu i Shqiperise dhe Kosova. Nje problem mjaft serioz ne kete plazh eshte fenomeni i batices zbatices qe ndodh 2 here brenda 24 oreve dhe rrit nivelin e ujit edhe me nje meter.