Mediat greke raportuan sot se personi, i cili mbeti i vrarë në Rinas është Admir Murataj, por kjo nuk është konfirmuar ende nga autoritetet shqiptare.


Familjarët e Admir Muratajt janë në ankth, në pritje të zbardhjes së identitetit nga policia. Vëllai i tij, Tan Murataj ka thënë për mediat se familja ende nuk ka hapur dyert e mortit dhe kërkojnë të dinë nga autoritetet nëse viktima është Admiri.


Kërkoj të di nëse është vëllai im. Zyrtarisht nuk dimë gjë për vëllain. Familja jonë po merr ngushëllime. Policia nuk na konfirmon që i vrari është Admiri, deklaroi ai.