Në Rotterdam, qyteti detar i Holandës një tjetër shqiptar është vrarë në një mënyrë të frikshme.


Ilirjan Sula, një 33-vjeçar shqiptar është vrarë me një plumb në kokë në Holandë. Policia ende po studion çështjen, por sipas burimeve po hetohet për një vrasje për një implikim i mundshëm me trafikun e drogës në Rotterdam.


Në janar të këtij viti u ekzekutuan dy shqiptarë të tjerë dhe ndaj sipas burimeve, policia po shikon dhe mundësinë nëse Sula kishte ndonjë lidhje me shqiptarët e vrarë në janar.


Viktima përdorte emrat Durim Sula, Durim Sulku dhe Besnik Sulku. Ai kaloi disa kohë në Holandë dhe pa një banim të regjistruar. Sipas njoftimit të Policisë vrasja u bë me “gjakftohtësi”.


Viktima po e ngiste Smartin, e cila ishte parkuar në një fshat afër qytetit të Rotterdamit. Një person i paidentifikuar nga dritarja anësore e vogël qëlloi nga mbrapa në kokën e viktimës. Ai vdiq në vend me telefonin e tij celular në dorën.


Një ditë më vonë në Rotterdam u gjet mjeti me të cilën autori i vdekjes u largua. Në makinën BMW u gjet revolja me të cilën u vra Sula.


Provat u sekuestruan nga policia, por siç duket policia nuk ka ndonjë pistë të qartë për autorin e mundshëm. Publikimi i të dhënave në Holandë është diçka e veçantë dhe ndodh vetëm në raste të veçanta.


ilirjan sula (2)

Në foto: Ilirjan Sula


Ne foto: Ilirjan Sula

Ne foto: Ilirjan Sula


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter