Drama që rrethon serialin e Netflix Narcos është bërë më e fortë se vetë filmi.


Pas vdekjes Carlos Munoz Portal, vëllai i Pablo Escobarit i bëri të ditur Netflixit se duhet të pajtojë snajper për sigurinë, gjatë xhirimeve të serialit.


Portal u vra në një zonë rurale pranë Meksikos më 11 shtator teksa po kërkonte vende për xhirimin e skenave të serialit.


Tani 71-vjeçari Robert De Jesus Escobar Gaviria kërkon që Netflix ti paguajë kompanisë së tij Escobar Inc. një miliard dollarë për përdorimin pa leje të emrit të vëllait të tij.



Gaviria ishte kryellogaritar dhe krahu i djathtë i Pablos gjatë mbretërimit të tij.


Ai deklaroi për The Hollywood Reporter: Netflix-in e ka zënë frika. Na dërguan një letër të gjatë me kërcënime. Aktualisht jemi në bisedime me ta përmes firmës ligjore Browne George Ross LLP për marrjen e pagesës 1 miliard dollarë. Nëse nuk e marrim, do tua mbyllim atë shfaqjen e tyre të vockël. Ne zotërojmë të gjitha të drejtat për emrat tanë, po ashtu edhe për markën Narcos. Unë nuk bëj lojëra me këta zotërinj në Silicon Valley.


Ata kanë telefonat e tyre dhe produkte të mira. Por nuk e njohin jetën dhe nuk do të guxonin kurrë të mbijetonin në xhunglën e Medelinit apo në Kolumbi. Unë e kam bërë. Nënat duhet ti kishin mbajtur brenda barkut. Kështu u themi njerëzve të tillë kur vijnë në Kolumbi.


Tani është interesante të shihet se si do ti përgjigjet Netflix një situate të tillë. Duket se në qoftë se nuk paguajnë, Gavaria dhe njerëzit e tij do të bëjnë diçka.


Olof Gustafsson, administratori i Escobar Inc, gjithashtu foli për The Hollywood Reporter për arsye se pse do ta padisin Netflix.


Së pari, ata refuzojnë të na njohin. Pasi ne regjistruam të gjitha të markat, na dërguan një letër ku na kërkojnë të heqim dorë nga kërkesa. Pas kësaj, avokatët tanë dhe të tyret janë marrë vesh që ata duhet të na paguajnë diçka. Tani është çështja e përcaktimit se sa shumë do të jetë kjo diçka. Në fund, nëse nuk marrim gjë, ne kemi në pronësi markën dhe atyre do tu duhet të ndryshojnë gjithë shfaqjen. Ata e dinë këtë, ndaj edhe janë në bisedime me ne. Në të kundërt, nuk do të kishin hyrë kurrë në bisedime me familjen e një karteli droge, thotë Gustaffson.


Për fatin e mirë të Netflix dhe ndjekësve të Narcos, seriali tashmë ka arritur sukses duke ia kaluar edhe vetë jetëshkrimit të Pablo Escobarit.