Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, Arben Isaraj. Mësohet se dorëheqja e tij vjen pas arrestimit të të vëllait për “trafikim të armëve dhe municioneve” dhe “shpërndarje të lëndëve narkotike”.


Në letrën drejtuar ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, Isaraj shkruan se jep dorëheqjen për të mos ndikuar në hetimet ndaj të vëllait për shkak të pozicionit të tij.


Per te mos ndikuar direkt apo indirekt, me pozicionim tim te larte administrativ, ne pavaresine dhe dhenien e drejtesise nc Shqiperi, jap doreheqjen nga pozicioni i drejtorit te Pergjithshem ne Drejtorine e Pergjithshme te Transportit Rrugor, thuhet ne letren e tij.


Vëllai i tij, Altin Isaraj akuzohet për veprën penale Armëmbajtje pa leje dhe Prodhim dhe shitje të narkotikëve.


22 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)