diberNjë 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas konfliktit fizik me një prokuror të rrethit të Dibrës.


Policia ka arrestuar Arben Zeqjan, 53 vjeç,  lindur dhe banues në Peshkopi,ndërsa ka nisur proçedim në gjendje të lirë edhe ndaj të vëllait të 53-vjeçarit, T.Zeqja 56 vjeç me detyrë punonjës  i sigurisë së Gjykatës Dibër.


Të dy vëllezërit për shkak të një konflikti të çastit  janë konfliktuar me prokurorin pranë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër, shtetasin  T.D, në sheshin e parkingut të automjeteve të Gjykatës së rrethit Dibër.


I arrestuari, Arben Zeqja, kishte parkuar automjetin e tij privat në parkingun e Prokurori- Gjykatës,  ku më pas  kishte parkuar edhe prokurori, duke i  bllokuar rrugën.


53-vjeçari është konfliktuar verbalisht e më pas  fizikisht me prokurorin, por  pa i shkaktuar dëmtime fizike  prokurorit,  ku në konflikt është përfshirë edhe vëllai i tij që punon në gjykatë.


Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.


Arben Zeqaj akuzohet për veprat penale  Goditje për shkak të detyrës dhe Kundërshtim dhe goditja e Prokurorit dhe Gjykatesit, ndërsa i vëllai i tij  për veprat  penale të Shpërdorimit të detyrës” dhe Goditjes për shkak të detyrës.