Pas vendimit të qeverisë turke për ta kthyer në xhami kishën shekullore të Shën Sofisë, e cila në dekadat e fundit ka shërbyer si muze, reagon edhe kreu i kishës ortodokse Anastas Janullatos, i cili e konsideron një vendim tragjik.


83424_TUR20200710HAGIASOPHIAISTANBULAA_1594414240056


Sipas tij, ky veprim minon shpresën më të madhe të epokës sonë që është bashkë-ekzistenca e feve dhe qytetërimeve.


Reagimi i plotë: 


Ky veprim bën pjesë në ato vendime dhe veprime tragjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë që është bashkë-ekzistenca e feve dhe qytetërimeve.


Ky vendim na rikthen në aspekte të errëta historike. Një vend si Turqia që dëshiron të jetë pararojë, zgjedh të bëjë rolin e prapashtesës së një kulture të vonuar.


Është mëkat edhe gabim që vaji i fesë të përdoret për të ndezur dhe për t’ju shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve, thekson ai.