Gjykata e Katanias refuzoi rekursin e avokatit të Moisi Habilajt duke vendosur mbajtjen e tij në burg deri në përfundim të hetimeve. Në qeli janë lënë edhe pesë persona të tjerë të akuzuar si pjesë e rrjetit të drogës ndërsa ditët e fundit, në Katania kanë qëndruar prokurorët shqiptarë që po hetojnë dosjen Habilaj.


Gjykata e Katanias në Itali la në burg deri në pëfundim të hetimeve Moisi Habilajn dhe gjashtë persona të tjerë të arrestuar si anëtarë të grupit të tij kriminal.


Me vendimin e të enjtes, gjykata italiane rrëzoi rekursin e paraqitur të martën prej avokatëve të gjashtë personave të akuzuar për trafikim ndërkombëtar droge.


Në paraqitjen e kërkesave paraprake, avokati i Habilaj i ka bërë thirrje gjykatës të herë masën e arrestit me burg ndaj klientit të tij me argumentin e mungesës së provave.


Habilaj dhe gjashtë persona të tjerë u arrestuan në datat 16 dhe 17 tetor me akuzën e trafikimit nga Shqipëria drejt Italisë të 3.5 tonëve kanabis sativa.


Nga shtatë të arrestuarit e operacionit, i vetmi që nuk doli në gjykatë ishte Antonino Riela.


Sipas aktakuzës së prokurorisë, ai ishte “pika kryesore e kontaktit në Katania për rishitjen e drogës që grupi kriminal dërgonte në Itali”.


Mediat italiane raportojnë se prokurorët shqiptarë ishin në Katania ditët e fundit ku diskutuan me kolegët e tyre në lidhje me hetimet e çështjes.


Përmbajtja e bisedave mes prokurorëve nga dy vendet për momentin mbetet sekret, por është e mundur që të jetë folur edhe për kërkesën e ekstradimit për Nezar Seitin.


Ky i fundit mbahet në burg në Tiranë pas arrestimit nga një aksion i kryer nga oficerët e policisë shqiptare dhe italiane në zonën e Vlorës.


Të premten Ministri i Brendshëm italian Marco Miniti dhe shefi i Guardia di Finanza do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë ku do të takohen me krerët e Ministrisë së Brendshme, policisë së shtetit dhe zyrtarë të lartë të organeve ligjzbatuese.


/Oranews.tv/ 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter