Precedenti
Akti mban daten 13 mars dhe kundershtoi kerkesen e ish-kandidatit te PD-se Armand Telitit

Nje vendim i vitit 2007 i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve zbardh ne te vertete edhe arsyetimin e bere nga ky institucion rreth pretendimeve me te fundit per vleresimin e fleteve te votimit te gjetura ne kutite e gabuara. Akti mban daten 13 mars 2007 ka numrin 1575 dhe trajton ne menyre te perbashket dy kerkesa ankimore te Partise Demokratike dhe asaj Socialiste per kundershtimin e tabeles se rezultateve te Komisionit te Zones se Qendrave te Votimit te Bashkise Durres. Te dyja subjektet kane kerkuar kundershtimin e vendimit te kesaj KZQV-je per te mos miratuar tabelen. Ajo qe ka rendesi eshte fakti se KQZ-ja ka pranuar kerkesen ankimore pasi ka perfshire ne shqyrtim edhe faktin se mjaft flete votimi jane konsideruar te pavlefshme pasi jane gjetur ne kutine e gabuar. Nje fakt tjeter eshte se sipas numerimit dhe vleresimit te votave per partite dhe koalicionet kane rezultuar nje numer teper i madh votash te deklaruara si te pavlefshme te hedhura ne kutine e gabuar te votimit ne fakt keto flete ishin per kandidatin per kryetar dhe jo vota per partite dhe koalicionet te cilat nuk jane pasqyruar ne rezultatin perfundimtar dhe nuk u jane shperndare kandidateve perkates te cilet ishin ne gare ne kete zone zgjedhore thuhet nder te tjera ne kete vendim. Ky akt i cili pasi konstaton faktin e gabimit te bere ne adresimin e votes ne kutine e gabuar pranon si te drejte vleresimin e tyre si flete te pavlefshme duke pranuar si te drejte veprimin ne kete sens nga KZQV-ja. Paralelisht ky vendim i KQZ-se aktualizohet vetiu ne debatin e zhvilluar per fletet e votimit te gjetura ne kutite e minibashkive nderkohe qe jane flete per kryetarin e bashkise me forcen e nje precedenti qe imponon vlere referuese. Minimalisht ekzistenca e ketij vendimi provokon debate dhe i jep te drejte opozites te gjykoje per nje pune me dy standarde pasi edhe kreu aktual i KQZ-se Arben Ristani asokohe anetar ka miratuar vendimin duke pranuar si te drejte vleresimin e fleteve te gjetura ne kutite e gabuara si te pavlefshme si te drejte.