Vendimi për rritjen e pagave, është një dëshmi që ekonomia shqiptare ka pësuar rritje ekonomike. Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe të financave, vendimi vjen në një kohë kur vendet e tjera po i ulin pagat dhe pensionet, për shkak të problemeve që kanë me menaxhimin e financave publike.
Por, ka nga ata që kanë rezerva për rritjen e pagave dhe të pensioneve, në një periudhë kur vendet e tjera janë përsfhirë nga kriza dhe në çdo rast duhet treguar kujdes me buxhetin.
Vendimi për rritjen e rrogave dhe të pensioneve do të merret në fillim të muajt korrik. Nga ky vendim do të përfitojnë direkt 800 mijë familje. Sipas skemës  së  rritjes, rrogat mesatare do të rriten në masën 5%. Ndërkaq, pensionet e qytetit do të rriten me 4%, ndërsa pensionet e fshatit me 5%.