Kuratorja: Veprat e Mios duhet të blihen më parë nga shteti shqiptar…


Një ekspozitë me veprat e piktorit të njohur Vangjush Mio do të hapet më 16 mars në Qendrën Kulturore Don Orione Artigianelli në Venecia. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 22 prill. Vangush Mio ngjihet si një nga artistët më të mirë të impresionizmit.


Por kritikja e artit dhe njohëse e mirë e veprave të Mios Suzana Varvarica Kuka shprehet dyshuese rreth kësaj ekspozite. Veprat e Mios duhet të blihen më parë nga shteti shqiptar ose kjo bijë e vogël e Mios duhet ti dhuroje si trashëgimi kulturore kombit të saj. Vendi ku po i ekspozon është prenotuar pra është paguar pra është blere prej bijës së vogël në Venecia.


Mio nuk është ftuar nga asnjë institucion ekspozues në Itali, por Qëndra Kulturore Don Orione jep me qera sallata e veta. Bija e vogël e Mios së Madh ka blerë kohën dhe sallën dhe një një postar qëndron logo e Ministrisë. Plotësisht ok, por do të ishte mëkat që veprat e tij të shiten në Itali për qejfet e bijës së vogël të Mios. Ligji nuk e lejon. Mos harrojmë edhe një gjë. Veprat e Mios janë në një shtëpi muze i mbajtur me taksat e paguesit shqiptar shkruan në një status Varvarica. Vangjush Mio njihet më së shumti për peisazhet dhe konsiderohet si peizazhisti më i përkryer shqiptar shqiptar i shekullit XX.


Temat e tij të parapëlqyera i merrte nga Korça, Pogradeci dhe rrethinat, por ai përjetësoi në punimet e tij edhe qytete të tjera si Tirana, Elbasani, Himara, Berati dhe Gjirokastra. Përveç peizazheve, Mio ishte brilant edhe në pikturimin e portreteve. Ai ishte njëkohësisht edhe skenograf i teatrit të qytetit të Korçës. Gjatë 40 viteve karrierë të lavdërueshme ai realizoi mbi 400 vizatime dhe 130 piktura. Rreth 60 punime të tij mund të admirohen në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.


Veprat e tjera, nën kujdesin e të bijës Rozeta, ekspozohen në shtëpinë e Vangjushit që tani njihet si Muzeu Vangjush Mio. Në vitin 1994 njëzetenjë piktura të cilat ende nuk janë gjetur u vodhën nga muzeumi. Në vijim 27 piktura me një vlerë rreth 300,000 USD u raportuan të zhdukura në korrik 2012. Mes 27 pikturave të zhdukura, gjendeshin edhe disa nga veprat e para të piktorit që datojnë në fillim


11 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)