Dash Frashëri

- " O Tiron, o Tiron, ti për ne je kampion!",. "Gjëja më e bukur që më ka ndodhur në vitin 2007", thotë donatorja Shefikat Ngjela", "Tirana e pati fituar titullin që në javat e para", shton presidenti i Tiranës, deputeti i Partisë Demokratike, Bamnir Topi. Tirana kampione absolute, ndërsa Vioresin Sinani fitues i pankokurrueshëm i "Këpucës së Artë'.
" O Tiron, o Tiron, ti për ne një kampion". Kjo ishte atmosfera e jashtëzakonshme festive bardheblu, një miks i "cmendur" fishekzjarresh, të shoqëruar edhe me valltarët e Asamblit Shtetëor të Valleve, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i dorëzoi kapitenit të Tiranës, Devi Mukaj, trofeun e Kampionatitt të 68-Kombëtar, njëherësh edhe titullin e 23 të rekordmenes shqiptare.
Një trofe i merituar nga klubi i më pasur në Shqipëri dominuese absolute me 9 tituj në 12 kampionatet e fundit, i dhuruar në prani edhe të sekretarit të FSHF-së, Roland Mici, presidentit të nderit Bamir Topi e bashkëshorten e tij, katër muskutjerëve sic thirren nga media "donatorët" bardheblu: Agron Papuli, Shefikat Ngjela, Refik Halili Halili dhe Avni Nuri.
Nuk kishte pamje më të bukur në "Qemal Stafa", i ngjyrosur i tërë bardheblu, madje dhë në pjesët e pa shikues ngjyra është e tillë (stolat janë blu). Një dekor i krijaur nga një numër i konsiderueshëm shikuesish. Një festë e vertetë. Banderolat të shumta, ku vecohen: "Urime donatorëve të Tiranës për titullin kampion", "Urime Tiranës për titulin 23". Në Tribunën VIP janë kater donatorët e Tiranës: Papuli, Ngjela, Halili dhe Nuri, presidenti i Tiranës, Bamir Topi dhe ai i Vllaznsë, Valter Fushaj.
NDESHJA
Goli i parë u shënua nga kapiteni Devi Mukaj 9, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes shkodrane. Lojtarët e Vllaznisë protestojnë. Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj jep shënjë nga tribuna që futbollistët e Vllaznisë të braktisin fushën. Në fushë janë vetëm lojtarët e Tiranës dhe gjyqtarët. Prishet festa. Vllaznia mund të rrezikojë penalizime ekstreme nga FSHF-ja. Futbollistët pretendojnë se Devi Mukaj shkaktoi faull përpara se të shënonte gol. Tirana ekzekutoi një goditje këndi dhe aty përfitoi Mukaj për të shënuar.Loja e ndërprerë për gati 5 minuta. Gjyqtari duhet të presë 30 minuta. Pas 13 minutash ndërprerje, në dhomat e zhveshjes, Vllaznia hyn në fushën e lojës. Pas 13 minutash ndërprerje loja rifilloi, pasi shkodranët mësuan edhe golin e Teutrës të shënuar në Peqin. Një aksion i shpejtë i Tiranës solli dhe golin e dytë me anë të Abazaj, kur shënoi me kokë 15'. Pas pesëmbëdhjeta minutsh erdhi radha e Vioresin Sinanit për të treguar vlerat e tij. Mesfushori Ervin Bulku harkoi një top dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit, Sinani, edhe pse në një pozicion të vështirë shënoi golin e tretë për Tiranën në minutën e 34. Një minutë më pas një gabim fatal i mbrojtjes shkodrane ricoi te goli sërish Sinanin (35'), i cilu nuk "përtoi" të shënonte golin e katërt dhe të dytin personal në këtë takim. Në minutën e 43, Sukaj goditi me mjeshtëri dhe përcolli në trendëshin e majtë. Me rezultatin 4-1 u mbyll pjesa e parë. Lika mori një inkursion nga krahu i majtë , duke i lëshuar një top Tafilit, që tokazi shënoi golin e dytë për Vllazninë në minutën e 65'. Tirana-Vllaznia 4-2. Ndeshja ndizet pak, por bardheblutë mendojnë vetëm fundin e takimit. Gjyqtari Breshani fërshëllen jo vetëm fundin e këtij takimi por dhe të gjithë Kampionatit të 68-Kombëtar dhe të gjithë sezonit futbollistik. Tirana kampione në Ligën e Kampioneve, Besa fituese e Kupës së Shqipërisë në Kupën UEFA, Teuta po në Kupnë UEFA dhe Vllaznia në Kupën Intertoto.
Deklarata
Bamir Topi (Presidenti i KF Tirana): "Tirana e parë fituar titullin që në javët e par, sot mori e mori zyrtarisht. Festa e Tiranës është një tradite e vjetër që po përsoset cdo vit"
Ngjela (Donatore e KF Tirana): "Gjëja më e bukur që më ka ndodhur në vitin 2007, falendëroj të gjithë donatorët, presidentin dhe tifozerinë e zjarrtë".
Shkëlqim Muca (trajner KF Tirana): "Ëshët një kënaqësi. Finalizim i punës së lodhshme. Falëndeëroj dontarorëtr, futbollistët dhe mbështetesit. Liga e Kampioeneve? Është një moment që duhet të gëzojmë për titullin, përgatjet filllojnë më pas".
Vioresin Sinani (Sulmues, KF Tirana): Jam shuëm i lumtur. Titull i bukur për mua. Tirana është dukshëm më mirë se rivalët e saj. Mundi ynë u shëpërblye. "Këpuca a artë"? Një tjetër kënaqsi. Sezonin e ardhshëm? Le të festojmë sot"
Klodian Duro (Mesfushor, KF Tirana): "Ishte fryti i punës një vjecare, titull i merituar. Tirana flet në fushën e lojës dhe jo jashtë saj. Përshëndes të gjithë trajnerët dhe presidentët e klubeve që mbajnë gjallë futbollin shqiptar".
Protesta e Vllaznisë
Vllaznia demaskon kampionatin e trukuar dhe proteston ndaj Federatës Shqiptare e Futbollit. Vetëm kështu mund të përkthehet braktisja e lojës nga formacioni shkodran pikërisht në ditën e kurrorëzimit të Tiranës me titullin e 23-të. Një protestë kundër një sistemi të paravendosur aleancash që sollën edhe rezultate të paravendosura, madje deri të fiksimit i rezultatit të ndeshjes. Gjithsesi pas gati 15 minutash ndërprerje të lojës, Vllaznia u rikkthye për të vazhduar ndeshjen.
SKEDA
Tirana-Vllaznia 4-2
Shënues: Mukaj 9', Abazaj 15; Sinani 34', 35'/ Sukaj 43', Tafili 65'
Gjyqtarë: Breshani, Koreshi, Elezi
Statistika: 145 ndeshje; 67 fitore Tirana, 32 barazime, 46 fitore Vllaznia. Golat: 204-169
Sezoni 2006-2007
Faza e parë: Vllaznia-Tirana 1-1
Faza e dytë: Tirana-Vllaznia 1-0
Faza e tretë: Tirana-Vllaznia 4-2