Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se opozita ka paralajmëruar bllokimin e seancës edhe kur është kërkuar që të kenë mirëkuptim për shkak që bëhet fjalë për liberalizim vizash.




Ai ka thënë se i kanë kërkuar opozitës që ta kenë vetëm një rend dite, emërimin e bordit të OSHP-së, që është kush për liberalizimin e vizave, por sipas tij, opozita ka kundërshtuar.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


“Gjatë mbledhjes së Kryesisë, kolegia nga opozita theksoi se do ta bllokojnë seancën. Ua ritheksoj se vetë mbajtja e seancës ka të bëj me diçka qenësore për qytetarët e Kosovës dhe liberalizimi i vizave. Unë kam kërkuar nga kolegia e nderuar e Kryesisë që ta bëjmë një propozim që ta kemi vetëm një pik të rendit të ditës, ajo nuk ka pranuar. Mesazhi ynë është që duhet komunikim, duhet bashkëpunim. Vetëm rruga institucionale është ajo që e kalon rrugën”, ka thënë Veseli, raporton Indeksonline.




Ai e ka quajtur dicka pozitive, dërgimin në Kushtetuese të presidentit të sapozgjedhur.




“Është çështje të cilën opozita e ka drejtën. Nuk shoh asgjë negative. Ajo që kemi vendosur atë ditë ka qenë transparente. Ajo vetëm është pozitive”, ka thënë Veseli./Indeksonline/

 




 


 
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "//connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v2.3"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);}(document, 'script', 'facebook-jssdk'));




Të Enjten do të mbahet seanca e radhës në Kuvendin e Kosovës


Posted by IndeksOnline on Friday, March 4, 2016