Kryeparlamentari Kadri Veseli fton bashkëluftëtarët 'të mos manipulojnë' në emër të luftës së UÇK-së.




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ndërhyrë në debatin e ndezur ditëve të fundit nga dy prej figurave të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi e Ramiz Lladrovci, rreth ngjarjeve të panjohura deri më sot.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Selimi e Lladrovci janë zhytur në një debat që nga dita e votimit të Presidentit të Kosovës duke u thirrur secili në afërsinë me komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.




Por Veseli, pas mbledhjes së sotme të kryesisë së Kuvendit, u ka bërë thirrje që të ndalen ato që ai i quajti manipulime.




“Duhet të ndalen këto manipulime në emër të luftës dhe të figurave. Sidomos ne që kemi qenë në luftë nuk e kemi ba namin por e kemi pasë obligim për vendin”, tha Veseli.




“Historia do të shkruhet dhe ftoj gazetarët të na gjykojnë për punën që po e bëjmë sot”, u shpreh ai.




 


 
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "//connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v2.3"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);}(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

Veseli për polemikën mes Lladrovcit e Selimit: Se Kemi ba Namin


Veseli për polemikën mes Lladrovcit e Selimit: Se Kemi ba Namin


Posted by IndeksOnline on Friday, March 4, 2016