Nga Express më 20 shtator 2011 në ora 19:20

Trajneri i Atletico Madridit Gregorio Manzano beson se het-triku u Radamel Falcaos kundër Racing Santanderit është vetëm fillimi për yllin kolumbian.



Përforcimi nga Porto që kushtoi 40 milionë euro ishte i pakënaqur që nuk realizoi në debutimin e tij për Atleticon kundër Valencias por gjeti rrjetën në ndeshjen me Celticun në Europa League.



Falcao kontribuoi me het-trik në fitoren 4-0 ndaj Santanderit të dielën dhe Manzano është i kënaqur me mentalitetin e sulmuesit.



“Jam shumë i lumtur me atë që ka bërë Falcao. Sot është fillimi i historisë së gjatë të Falcaos me Atleticon” tha Manzano në konferencë për shtyp.