Ndersa ambasada amerikane ne Prishtine ka vleresuar vendimin e qeverise se Kosoves, qe lejoi viziten e presidentit serb, reagim krejt i kundert mberriti nga levizja “Vetevendosje”.

Ne nje deklarate te saj kritikohet qendrimi i kryeministrit dhe thuhet se Boris Tadic shperfilli procedurat dhe institucionet e Kosoves.

“Krere institucionale te Kosoves kishin njoftuar se vizitat e krereve institucionale e politike te Serbise do te beheshin vetem ne pajtim me procedurat institucionale te tyre. Por Tadic shperfilli haptazi edhe procedurat, edhe institucionet e Kosoves”, thuhet ne reagimin e “Vetevendosje”.