Levizja Vetevendosje ka njoftuar per brutalitetin e shfaqur nga PDK dhe AAK ne vendvotime ne Malisheve dhe Drenas. Kjo levizje nuk do te njoh rezultatet zgjedhore ne Skenderaj Drenas Malisheve dhe Decan.

Aktiviste te kesaj levizjeje ne nje konference per shtyp deshmuan per rrahjet dhe kercenimet qe iu jane bere gjate zgjedhjeve ne Malisheve dhe Decan ku kane qene ne cilesine e komisionareve dhe vezhguesve. Vetevendosje ka evidentuar gjithsej 118 raste te ushtrimit te dhunes zgjedhore.

Vezhguesi i Vetevendosjes Aziz Krasniqi ka thene se eshte rrahur ne Baje te Malisheves nga Vesel Krasniqi dhe Behluh Limaj kusheri i nenkryetarit te PDK-se Fatmir Limaj i cili sipas deshmise ia ka drejtuar revolen atij. Vetem pas arritjes se policise sipas Krasniqit eshte neutralizuar sulmuesi i cili eshte ndalur nga policia.


Edhe komisionari i Vetevendosjes ne Baje Burim Berisha tha se ka qene i kercenuar gjate gjithe dites ndersa po vezhgonte zgjedhje. Erdhen nja 50 veta dhe na rrehen derisa nuk erdhi policia tha ai.

Edhe ne Irzniq te Decanit vezhguesit dhe komisioneret e Vetevendosjes jane kercenuar nga pas ores 1700 kur personat e AAK-se Naser Mazreku dhe Fisnik Lokaj i kane mbajtur te bllokuar ne nje klase ndersa ne klasen tjeter te shkolles kane hyre persona te maskuar dhe i kane mbushur kutite.