Një punonjës policie nga Shkodra ka vrarë veten e tij me armë zjarri në orët e para të ditës së diel.




Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 01:25 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Salo Halili” në qytetin e Shkodrës.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Sipas policisë, Luigj Nika, 59 vjeç, është vetëvrarë në banesën e tij për shkaqe që ende nuk dihen.




Ai ishte efektiv i Komisariatit të Policisë Shkodër prej disa vitesh.




Ndërkohë grupi hetimor është duke hetuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Shekulli/