Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi ditën e sotme seancën dëgjimore me prokurorin e Tiranës, Arben Nela, i cili po i nënshtrohet procesit të vetingut.


Rasti i tij po shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari.


Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Arben Nela ka kryer fshehje pasurie.


Nela i cili mban postin e prokurorit dhe zv.drejtuesit në Prokurorinë e Tiranës, po i nënshtrohet me prioritet procesit të vetingut për shkak se kandidon për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.


18 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)