KPK ka konfirmuar në detyrë kryetarin e Gjykatës Administrative Tiranë, Eriol Roshi. Vettingu ndaj gjyqtarit Roshi është bërë në 3 kriteret, atë të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale.


Sipas Komisioni të Pavarur të Kualifikimit bazuar dhe në informacionin e përcjellë nga ILDKPKI, gjyqtari ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, ka burime financiare të mjaftueshme, ska fshehje pasurie dhe nuk ka bërë deklarim të rremë.


Eriol Roshi sipas komisionit zotëron një apartament 110 metër katror me vlerë rreth 8 milionë lekë, që është blerë me kredi të marrë në bankë.


Në vitin 2006 gjyqtari ka porositur dhe ndërtimi e një apartamenti me të ardhura të përfituara nga prindërit nga shitja e artikujve ushqimor, ku komisioni ka kërkuar verifikime dhe nga drejtoria e tatimeve.


Relatorja Valbona Sanxhaktari tha se nga hetimet e kryera nga KPK, Roshi ka bërë deklarim të pasurisë në përputhje me ligjin, nuk ka fshehje  të pasurisë dhe as deklarim të rremë. Për sa i përket kriterit të aftësive profesionale, sipas komisionit Roshi ka marrë vlerësim pozitiv.


Gazeta Shqip