Me hyrjen në fuqi të ligjit të Vettingut disa ditë më parë tashmë po merren të gjitha masat për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.
Në një ditë më konkursin për përzgjedhjen e 25 magjistratëve të rinj që do të zëvendësojnë të gjithë ata gjyqtarë dhe prokurorë që preken nga Vettingu, po sot është firmosur dhe udhëzimi për kontrollin e pasurisë së të gjitthë atyre që janë në sistemin e drejtësisë.
Kështu, Inspektori i Përgjithshëm i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Shkëlqim Ganaj, firmosi sot udhëzimin për mënyrën e deklarimit të pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si detyrim i ligjit për kontrollin e figurës së tyre, Vettingu.
Sipas udhëzimit, gjyqtarët dhe prokurorët do të deklarojnë pasuritë në pronësi, posedim dhe përdorim, burimet e krijimit të tyre dhe detyrimet financiare thuhet ne udhezimin e publikuar ne adresen zyrtare te Institucionit.
Qëllimi i udhëzimit të Ganajt është përcaktimi i rregullave për mënyrën e plotësimit të deklaratës së pasurisë, si dhe dokumenteve që justifikojnë vërtetësinë e deklarimit dhe ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive.
Po botojme te plote udhezimin:
Udhezim:
Për mënyrën e deklarimit të pasurive, në pronësi, posedim dhe përdorim, burimet e krijimit të tyre, detyrimet financiare etj, nga subjektet e rivlerësimit dhe personat e lidhur që mbartin detyrim përdeklarim të pasurisë, në zbatim të ligjit nr. 84/2016, datë 30.8.2016,Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Në zbatim tënenit Dtë ligjit nr. 76/2016,Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar,neneve 30,31,32,33 të ligjit nr. 84/2016, datë 30.8.2016 Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI),me qëllim përcaktimin e rregullave përmënyrëne plotësimit të deklaratës së pasurisë si dhe dokumentave që justifikojnë vërtetësinë e deklarimit dhe ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive,
UDHËZON:
- Subjekti i rivlerësimitdhe personat e lidhur me të, deklarojnë të dhënat e detyrueshme për deklarim, pjesë përbërëse e këtij procesi deklarimi, me përshkrimet e kërkuarasipas shtojcës 2 tëligjit nr. 84/2016, datë 30.8.2016, Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
- Subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të, duhet të dorëzojnë deklaratën e pasurisë në ILDKPKI brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 84/2016, datë 30.8.2016, Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
- Data e dorëzimit, e shënuar në faqen 1 të deklaratës së pasurisë, duhet të përputhet me gjendjen e të dhënave të deklaruara në faqet e tjera të deklaratës së pasurisë.
- Dorëzimi i deklaratës së pasurisë duhet të bëhet nga vetë subjekti, në protokollin e ILDKPKI-së, ku do të pajiset me vërtetimin përkatës për dorëzimin e deklaratësdhe fletën e inventarit për dokumentacionin justifikues bashkëlidhur deklaratës së pasurisë.
- Deklarata duhet të shoqërohet me çertifikatën personale dhe çertifikatën familjare të subjektit të rivlerësimit, e cila duhet të jetë lëshuar brenda 3 muajve të fundit.
Bashkëlidhur, subjekti i rivlerësimit duhet të dorëzojë fotokopje të letrës së njoftimit (kartës së identitetit) për vete, bashkëshortin/en, bashkëjetuesin/en, fëmijët në moshë madhore dhe çdo person, sipas çertifikatës familjare.
Nëmungesë të letrës së njoftimit, të dorëzohet fotokopje e pasaportës ose çertifikata personale e subjektit dhe e personave të lidhur.
- Deklarata e pasurisë nuk do të pranohet dhe do të konsiderohet e padorëzuar nëse nuk shoqërohet me dokumentacionin e identifikimit të subjektit të rivlerësimit dhe personave të lidhur me të.
4. Persona të lidhur, në kuptim të ligjit nr.84/2016, datë 30.8.2016,Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë,janë rrethi i personave që kanë marrëdhënie me subjektin e rivlerësimit, përbërë ngabashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, fëmijët madhorë, si dhe çdo person i përmendur në çertifikatën familjare të lëshuar nga zyra e gjendjes civile, për subjektin e rivlerësimit, në periudhën e rivlerësimit.
Kur pasuria e personave të lidhur (bashkëshorti/ja, fëmijët në moshë madhore, persona të tjerë sipas çertifikatës familjare dhe bashkëjetuesi/ja) është e ndarë dhe e regjistruar si e tillë në organet e administratës shtetërore ose gjyqësore, deklarimi paraqitet veçmas dhe i bashkëlidhet deklaratës së subjektit të rivlerësimit.
- Kur subjekti i rivlerësimit në rrethin e personave të lidhur me të, ka subjekte deklarues për shkak të funksionit në ILDKPKI, por që nuk janë subjekte të procesit të rivlerësimit, personate lidhur mbartin detyrimin të deklarojnë të dhënat e detyrueshme për deklarim, pjesë përbërëse të këtij procesi deklarimi, me përshkrimet e kërkuara sipas shtojcës 2 të ligji nr. 84/2016, datë 30.8.2016, Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, bashkëlidhur deklaratës së pasurisë të subjektit të rivlerësimit.
- Persona të tjerë të lidhur, në kuptim të ligjit nr. 84/2016, datë 30.8.2016, Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë,janë personat fizikë dhe juridikë, që duket se kanë ose kanë pasur lidhje interesi me subjektin e rivlerësimit, komisionerin, gjyqtarinose komisionerin publik që rrjedh nga një interes pasurorose çdo marrëdhënie tjetër biznesi.
Kur subjekti i rivlerësimit deklaron këto lloj marrëdhëniesh juridike me persona tëtjerë të lidhur, ai mbart detyrimin të paraqesë dokumentacionin justifikues ligjor, në momentin e dorëzimit të deklaratës së pasurisë, për pronësinë dhe burimin e krijimit të pronës, që bëhet objekt i kësaj marrëdhënieje me subjektin e rivlerësimit.
- Për çdo pasuri në pronësi, të paluajtshme, të luajtshme, likuiditete, vlerën e aksioneve, letrave me vlerë dhe pjesët e kapitalit në zotërim etj, subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur me të, duhet të deklarojë burimin, në momentin e krijimit për secilën prej tyre, duke bashkëlidhur dokumentacionin ligjor për të justifikuar ligjshmërinë e burimit të krijimit për secilën pasuri, në momentin e fitimit të tyre.
- Deklarimi i pasurive të paluajtshme, tëregjistruara ose jo nëregjistrat publikë, të shoqërohet me dokumentacionin justifikues ligjor,kontratë shitblerje, kontratë sipërmarrje, akt marrëveshje, kontratë paraprake, kontratë porosie etj, dhe çertifikatën e pronësisë në rastet kur prona është e regjistruar në ZVRPP.
- Deklarimi i pasurive të paluajtshme në proces legalizimi pranë ALUIZNIT, të shoqërohet me kopje të të gjithë dokumentacionit të paraqitur pranë këtij institucioni.
- Deklarimi i pasurive të paluajtshme tëdhëna me qira tek persona të tjerë të lidhur,të shoqërohet me kontratën e qiradhënies të lidhur para noterit.
- Deklarimi i pasurive të paluajtshme të marra me qira tek persona të tjerë të lidhur, të shoqërohet me dokumentacionin justifikues ligjor për këtë veprim juridik, si dhe dokumentacionin e pronësisë të personit tjetër të lidhur(pronarit) për objektin e dhënë me qira.
- Deklarimi i pasurive të paluajtshme, të luajtshme, likuiditeteve dhe çdo pasurie tjetër të fituar nëpërmjet dhurimit, tëshoqërohet me dokumentacionin justifikues ligjorpër këtë veprim juridik, si dhe dokumentacionin justifikues të pronësisë të personittjetër të lidhur (dhuruesit).
- Deklarimi i pasurive të luajtshme, tëregjistruara në regjistrat publikë, të shoqërohet me dokumentacionin justifikuesligjor, kontratën e shitblerjes dhe vërtetimin përkatës nga institucioni i zhdoganimit dhe i regjistrimit të kësaj pasurie.
- Deklarimi i pasurive të paluajtshme, të luajtshme, likuiditeteve, etj, në posedim ose në përdorim të subjektit të rivlerësimit dhe/osepersonave të lidhur, tëshoqërohet me dokumentacionin justifikues ligjor për këto marrëdhënie juridike, si dhe dokumentacionin justifikues të pronësisë të personit tjetër të lidhur(pronarit).
- Deklarimi i huamarrjeve dhe huadhënieve në likuiditete, të shoqërohet me dokumentacionin justifikues ligjor dhe me vërtetimet bankare,në rast se veprimi në kohën e kryerjes së tij është kryer me transaksion bankar.
- Deklarimi ipasurivetë paluajtshme, tëluajtshme, likuiditete etj, të fituara nga trashëgimia,të shoqërohet me dokumentacionin justifikues ligjor, që identifikon si pronar të pasurisë trashëgimore të deklaruarpersonin tjetër të lidhur, trashëgimlënësin.
- Deklarimi i gjendjes cash do të njihet si i tillë në konceptin e ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003,Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë, i ndryshuar, deri në kufirin e shumës 1.5 milion lekë. Shumat më të mëdha duhet të formalizohennë sistemin bankar,përpara dorëzimit të deklaratës në ILDKPKI, duke bashkëlidhur në cdo rast vërtetimin bankar për këtë veprim.
- Nëse subjekti i rivlerësimit deklaron marrëdhënie me persona të tjerë të lidhur (fizikë dhe juridikë) në cilësinë e dhuruesit, huadhënësit dhe huamarrësit, detyrohet të paraqesë dokumentacionin justifikues ligjor të lëshuar nga institucionet shtetërore dhe private për personat e tjerë të lidhur, referuar burimit të krijimit, të dhurimit, huadhënies dhe huamarrjes, dhënë subjektit të rivlerësimit.
- Nëse personat e lidhur me subjektin e rivlerësimit deklarojnë një marrëdhënie me persona të tjerë të lidhur (fizikë dhe juridikë) në cilësinë e dhuruesit, huadhënësit dhe huamarrësit, detyrohen të paraqesin dokumentacionin justifikues ligjor të lëshuar nga institucionet shtetërore dhe private për personat e tjerë të lidhur, referuar burimit tëkrijimit të dhurimit, huadhënies dhe huamarrjes, dhënë personit të lidhur me subjektin e rivlerësimit.
- Deklarimi si burim krijimi pasurie i të ardhuravenga pagat, të shoqërohet me dokumentacionin justifikuesligjorpër të ardhurat netonga institucioni pranë të cilit kanë qenë dhe janë të punësuar subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të, që mbartin detyrim për deklarim të pasurisë.
- Deklarimi si burim krijimi pasurie i të ardhuravenga emigracioni prej subjektit dhe/ose personave të lidhur, të shoqërohet me dokumentacionin justifikues ligjornga vendi i punës, qyteti dhe shteti përkatës, për periudhën e deklarimit, si dhemënyrën e kalimit të këtyre mjeteve monetare brenda territorit të Shqipërisë.
- Deklarimi si burim krijimi pasurie i të ardhuravenga aktiviteti privat i subjektit të rivlerësimit dhe/ose personave të lidhur me të,të shoqërohet për periudhën e deklaruar me dokumentacionin justifikues ligjornga zyrat e tatim taksave për fitimin e realizuar dhe dividentin e tërhequr.
- Deklarimi si burim krijimi pasurie itë ardhurave nga qiraja, të shoqërohet me vërtetimin përkatës për pagesën e tatimit mbi të ardhurat e përfituara nga qiraja.
- Deklarimi i kredive të marra nga bankat/institucionet financiare, duhet të shoqërohet me kontratën e lidhur me bankën/institucionin financiar, kolateralin e vënë si garanci, si dhe një vërtetim nga banka/institucioni financiar për gjendjen e kredisë në datën e dorëzimit të deklaratës së pasurisë.
- Nëse subjekti i rivlerësimitdhe/ose personat e lidhur me të, kanë pasuri jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, duhet tëparaqesin deklarimet bankare të viteve të fundit, të dhënat e fundit mbi regjistrimin e pasurisë, si dhe dokumenta të tjerë që tregojnë vlerën e pasurive që ndodhen jashtë vendit.
- Për rastet kur subjektet e rivlerësimit dhe/ose personat e lidhur me të, kanë kryer ndërtime, shtesa ose rikonstruksione të pjesëshme ose të plota, për banesaose çdo ndërtim tjetër, duhet të paraqesin dokumentacionin e plotë ligjor, lejen e ndërtimit, preventivin, situacionin e plotë të shpenzimeve të kryera etj.
- Subjekti i rivlerësimit si dhe personat e lidhur me të,mund të dorëzojnë edhe çdo dokument tjetër justifikues në mbështetje të deklaratës së pasurisë.
- Dokumentacioni justifikuesi dorëzuar më parë në ILDKPKI, nuk e shkarkon subjektin e rivlerësimit dhe personat e lidhur me të nga përgjegjësia dhe detyrimi për dorëzimin e të gjithë dokumentacionit justifikues në zbatim të ligjit nr. 84/2016, datë 30.8.2016,Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
- Për zbatimin e këtij Udhëzimi ngarkohen subjektet e rivlerësimit he personat e lidhur, të përcaktuar në nenin 3 të ligjit nr. 84/2016, datë 30.8.2016, Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Ky Udhëzimhyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
INSPEKTORI I PËRGJITHSHËM Shkëlqim GANAJ