Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Antoneta Bejko Sevdarin, prokuroren pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. KPK përbëhej nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Valbona Sanxhaktari.


Sipas KPK-së, Sevdari ka qenë e saktë në deklaratat e pasurisë. Bashkëshorti i saj ka qenë subjekt i hetimit dhe ka burime të ligjshme për pasurinë e tij. Ndërkohë që DSIK e ka nxjerrë të përshatshme për të  vijuar detyrën.


Në vlerësimin për aftësite profesionale, në vitin 2016 është regjistruar kallëzim penal për shtetasin G.D. për refuzim të deklarimit të pasurisë. Prokurorja ka bere veprimet e duhura dhe ka kërkuar 4 muaj burgim. Gjykata e shkallës së parë ka vendosur pushimin e çështjes për të. Konstatohet se subjekti nuk e ka ankimuar brenda afatit vendimin e gjykatës. Ajo më pas ka kërkuar rivendosje në afat për çështjen në fjalë, pasi ka pritur zbardhjen e vendimit dhe gjykata ia ka rrëzuar kërkesën. Sipas gjykatës, dosja është dorëzuar në sekretari brenda afatit dhe prokurorja nuk e ka ankimuar në kohë vendimin,- u deklarua në seancë.


18 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)