Siç është bërë zakon prej dy javësh, vijon debati në distancë midis opozitës dhe mazhorancës për procesin e vettingut.


Ndryshe nga PD, që nxori herë në mëngjes në deklaratë për shtyp, deputetin Gent Strazimiri për të akuzuar KPK për vendime të padrejta, kryeministri Edi Rama ka preferuar të reagojë sërish vetë kundër atyre që këtë herë nuk i quan llum po gjarpërinj.


Referuar me ironi denoncuesve të procesit, Rama shkruan në Tëitter se vettingu është ilaç gjarpërinjsh.


Sipas kreut të ekzekutivit opozita është vënë me libër shtëpie kundër Vetingut si Fronti i dikurshëm Demokratik i lagjes!.


Si për të goditur rivalin e tij politik Lulzim Basha që sot nuk doli vetë të akuzonte qeverinë për kapjen e reformës në drejtësi, Rama thekson se fletërrufetë janë zëvendësuar me qytetarin dixhital të ish-kryeministrit Berisha dhe recituesit e PD-së.


Në vend të Letrave Anonime janë shpifjet dixhitale të Saliut. Në vend të Këndit të Fletërrufeve janë recituesit e Lulit. Në vend të kryetarit është vetë Luli, thekson Rama.


29 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)