Në përpjekjen për ti rregulluar ato, e ekzagjerojmë me piskatore? Mos u frikësoni, ka një mënyrë për të rritur vetullat: ja cila është!


Vetullat! Sa herë mund të na ketë ndodhur që tu prishim formën me piskatore në përpjekjen për ti nxjerrë ato ashtu siç një estetist bën? Pastaj duke u përpjekur ti rekuperojmë hapim telashe edhe më të mëdha. Le ta lëmë panikun e minutës së fundit para se të shkojmë në një festë, dhe të përqendrohemi te kozmetika për të maskuar vrimat me laps, dyll apo kremra të ndryshëm duke i aplikuar me saktësi. Dhe pastaj kërkojmë që vetullat të rriten më të trasha dhe sa më shpejt të jetë e mundur, por duhet të bëjmë pak durim. Ja se si të veprojmë.


Provo me jeshile: Për të stimuluar folikulat, një ilaç shumë i mirë është bërë nga aloe vera, falë enzimave që përmban. Nëse duam një rezultat stimulues, ne mund të përziejmë aloen me vajra esencialë. E ëmbël dhe efektive.


Vaj, vaj, vaj: Ndër mjetet natyrore, vajrat zënë një vend nderi. Receta perfekte është me vaj pluhur, vaj ulliri dhe vaj bajame për tu aplikuar çdo ditë në vetullat para gjumit: vitamina E, që gjendet te këto vajra, i fryn dhe i forcon ato, si dhe nxit rritjen e re. Edhe vaji i kokosit mund të shfrytëzohet për këtë qëllim, mjafton ta aplikoni të ngrohtë dhe duke e masazhuar mirë.


Së pari vezë: Nëse nuk e kemi të ndaluar, mund të përdorim vezë, tek të cilat përmbajtja e proteinave është shumë e lartë, aq sa është në gjendje të ushqejë flokët, madje edhe flokët e vetullave. Për një maskë efektive, përdorni vetëm të verdhë veze të rrahur mirë, dhe aplikohet si një mbështjellje që do të mbahet për të paktën një të katërtën e orës nga ana që do të trajtohet.


Zëvendësimi natyral: Për të ndihmuar në rritjen e qimeve të reja është shumë e rëndësishme të bëni një pastrim më shumë se një herë në javë, për të favorizuar zëvendësimin qelizor dhe për të aktivizuar qarkullimin e gjakut, të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e flokëve të reja. Bëjmë lëvizje delikate rrethore me një substancë për fytyrën, e rëndësishme është të jetë delikate, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e zonës së trajtuar.


E fundit, por jo më pak e rëndësishme: Nëse nuk mund ta bëjmë atë vetë, mund të kthehemi tek prodhimet farmaceutike, të cilat stimulojnë rritjen e lokalizuar të flokëve, siç janë sera dhe peptide të bazuara në flavonoid që përfshijnë në mënyrë të drejtpërdrejtë folikulat, duke favorizuar rritjen. Çështje lëndësh kimike!


18 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)