Pavarësisht se qarkullimi i veturave është i ndaluar në shëshin “Nënë Tereza”, aty shpesh shihen vetura të kalojnë.
Zakonisht, veturat kalimtare shihen natën të kalojnë aty, por nuk janë raste të rralla që të shihen edhe në mes të ditës.
Disa prej pllakave tashmë janë të dëmtuara megjithëse ky shesh llogaritet prej projekteve të reja dhe me kosto të lartë./Indeksonline/