Ora 19: 40 Procesi i numërimit në KZAZ-në 42 në Kavajë është rihapur, por komisionerët kërkojnë që të mos jenë të pranishëm vëzhguesit politikë.


Në KZAZ nr  42 në Kavajë ne oren 18:00 u  ndërpre procesi i numërimit Shkak ishte një konflikt i cili dyshohet se ka ndodhur mes vëzhguesve të partive, dyshohet mes atyre të PS-së dhe LSI-së


Ora News e përcjell live


Gazetarja e Ora News Edjona Dervishi ishte në vendngjarje dhe transmetoi direkt çfarë po ndodhte.


Ora 19: 00 Policia jep sqarime per incidentin


 Më datë 26.06.2017, rreth orës 18:00, në ambientet e jashtme të V.N.V., nr 42, ka patur një konflikt midis vëzhguesve. Forcat e Poilcis kanë ndërhyrë për normalizimin e situatës Si pasojë e këtij konflikti nuk raportohen të dëmtuar në njerëz


Gazetarja e Ora News nga Kavaja thotë se shkak i përplasjes midis tyre ka qenë një fletë votimi, e cila i përkiste LSI-së por është cilësuar e pavlefshme. Kjo ka shkaktuar debat midis vëzhguesve të dy forcave politike, PS dhe LSI.


Sherri per flete votimi


Sherri filloi brenda dhe shkak mendohet se kanë qenë disa fletë votimi. Menjëherë më pas ka ndodhur dhe grumbullimi i shumë personave pranë KZAZ.


Policia ka ndërhyrë duke bërë shoqërimin e disa personave. 


Pritet që në minutat në vazhdim të kemi informacion më të detajuar. 


Në një moment një person iu afrua gazetares së Ora News duke e kërcënuar të mos filmonte.





 



 



/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter