13249373_10154116807930900_1630059710_nAktivistët e Aleancës KuqeZi bllokuan me kazan plehrash hyrjen e Parlamentit ditën e sotme. Protestuesit shpallën "tenderin" e pastrimit të plehrave të politikës në Shqipëri.

Në mënyrë simbolike ata hodhën në kazan ministrat dhe deputetët e inkriminuar.

Protesta Kuqezi drejtohej nga Kreshnik Spahiu i cili tha para aktivistëve: "Nëse deri në vjeshtë kriminelët nuk zbatojnë ligjin për tu dorëhequr nga qeveria dhe Kuvendi atëhere s'na mbetet gjë tjetër, por ti bëjmë thirrje popullit që rebelohet për t'i vënë kyçin parlamentit të gangsterëve.

Me imoralitetin dhe llumin e tyre ata kanë inkriminuar dhe infektuar gjithë shoqërinë. Ata janë pervers me stafin, me qytetarët me shtetin.

Historitë e kokainës së Balilit, brekëve të Shukriut, emrave të Ed-Vinit nuk janë rastësi por fenomeni i historisë së turpshme shqiptare.

100 vjet më parë Kuvendi kishte burra, ndërsa sot ka prostituta që ndryshojnë nga 4 emra për t'iu fshehur policisë, diplomacisë, bankave, taksave dhe ligjit.

Këta s'janë kriminelë ordinerë, por fundërrinat e kombit shqiptar dhe kanë qelbur mbarë Shqipërinë. Të pastrojmë Shqipërinë nga mbetjet e politikës se janë më kancerogjene se mbetjet urbane. T'i djegim plehrat e politikës që ata mos djegin Shqipërinë dhe të ardhmen tonë".

Në fund qindra protestues i vunë zjarrin kazanëve që do pastrojnë plehrat e politikës në mënyrë simbolike, me qëllimin që ata mos të riciklohen sërish.

https://www.facebook.com/opozitacom/videos/599191290243988/

13250544_10154116807895900_1894353490_n