abrashiAmir Abrashi po tregohet vendimtar për skuadrën e tij Freiburg në Bundesligën e dytë gjermane. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë titullar si gjithnjë në ndeshjen ndaj Dusiburgut që përfundoi në barazim 1-1.

25-vjeçari ishte shpëtimtar i Freiburgut në këtë takim, pasi shënoi golin e barazimit në minutën e 62-të.

Ish lojtari i Grasshopperit u ndëshkua tetë minuta më vonë me karton të verdhë, ndërsa pas kësaj pike të fituar Freiburg rikthehet në krye të tabelës me 26 pikë duke qenë pretendenti kryesor për t'u ngjitur në elitën e futbollit gjerman. Goli ndaj Duisburgut ishte i treti këtë edicion për Amir Abrashin, që po kalon një moment fantastik në Gjermani./Panorama Sport